Avokati Spartak Ngjela ka reaguar kundër propozimit për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër, duke e cilësuar atë një akt antikombëtar.
Sipas tij, një kërkesë e tillë mund të pranohet vetëm nga “agjentët e Beogradit”, ndërsa u bëri thirrje institucioneve shqiptare dhe SPAK-ut të reagojnë.
Postimi i plotë:
Hapja e institucionit ndërkombëtar – Konsullata e Serbisë në Shkodër – është kërkesë që në Shqipëri mund të pranohet vetëm nga agjentët e Beogradit, por kurrë nga ligji dhe Parlamenti i Shqipërisë.
Ai që po e propozon dihet se kush është.
Atëherë?
Të shohim se çfarë do të bëjnë shqiprarët dhe SPAK përballë një akti të tille antikombëtar.






