Ballina Kosovë Aksident zinxhir në autostradën “Ibrahim Rugova”, 7 të lënduar dhe dy përplasje...

Aksident zinxhir në autostradën “Ibrahim Rugova”, 7 të lënduar dhe dy përplasje të tjera brenda pak minutash

56
0

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të kufirit me Shqipërinë.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa të lënduarit janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, bëri të ditur se në të njëjtën autostradë janë regjistruar edhe dy aksidente të tjera, të ndodhura në një distancë prej rreth 500 metrash nga njëri-tjetri.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë njësitet policore dhe ekipet e emergjencës, të cilat ofruan ndihmën e parë dhe transportuan të plagosurit drejt spitalit.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidenteve, ndërsa u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në autostradë.