Ballina Kronika U mbulua nga kromi në malin e Tërnovës në Bulqizë, nxirret nga...

U mbulua nga kromi në malin e Tërnovës në Bulqizë, nxirret nga thellësia e minierës trupi i pajetë i 40-vjeçarit

80
0

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili një ditë më parë ra në një furnelë dhe u mbulua nga kromi në malin e Tërnovës, në Bulqizë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e së shtunës, teksa 40-vjeçari nga Burreli i punësuar si minator në një subjektin privat “Eternal Security” – me pronarë Lahim Gjikën dhe Halil Gjikën – ra në furnelë gjatë procesit të punës.

Grupet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë prej orësh vijuan operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij, por fatkeqësisht 40-vjeçari u gjet i pajetë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.