Ballina Sport Lamtumirë mes golave e lotëve, Mirlind Daku lë Rubin Kazanin dhe kalon...

Lamtumirë mes golave e lotëve, Mirlind Daku lë Rubin Kazanin dhe kalon në Moskë! Sulmuesi: Më keni bërë të ndihem si në shtëpi

53
0

Spartaku i Moskës ia ka dalë të bindë Mirlind Dakun, me sulmuesin e Kombëtares që do të lërë pas tre sezonesh Rubin Kazanin duke kaluar në kryeqytetin rus. Spartaku nuk është frikësuar nga shuma, teksa ka derdhur në arkat e klubit nga Kazani plot 11 milionë euro, klauzolë kjo që ishte e nevojshme për largimin e Dakut.

Rubin Kazani ka publikuar një video prej 20 minutash me imazhet e Mirlind Dakut para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së raundit të dytë të kampionatit rus kundër Akronit, të shtunën. Në video shfaqen goli, lotët, përqafimi dhe fjalimi i Dakut para bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të Rubin Kazanit në dhomat e zhveshjes.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Dakut me fanellën e Rubin Kazanit. Ai shënoi golin e dytë në fitoren e ekipit, ndërsa ka dy gola në dy ndeshjet e para të këtij sezoni në kampionat. Pas ndeshjes Dakut është ngritur lartë nga bashkëlojtarët, ndërsa i kishte sytë me lot. Sytë me lotë i kishte edhe pasi përfundoi fjalimin para bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të ekipit nga Kazani.