Ballina Kronika Vrasja me breshëri plumbash e Edmond Sulës, arrestohet 44-vjeçari, dyshohet për konflikt...

Vrasja me breshëri plumbash e Edmond Sulës, arrestohet 44-vjeçari, dyshohet për konflikt pronësie

54
0

Vrasja e Edmond Sulës, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në derën e shtëpisë së tij, pak pas mesnatës së 12 korrikut, sot e kësaj dite është në qendër të vëmendjes nga blutë e Tiranës të cilët po zhvillojnë kërkime për gjetjen e autorit të ngjarjes.

Pak ditë pasi blutë morën aprovimin e Gjykatës së Tiranës për të ushtruar kontrolle në banesa në Bërxullë, mësohet së është vënë në pranga një person si autor i dyshuar i vrasjes së Sulës.

Sipas burime të Vna.al mësohet se është kontrolluar banesa e shtetasit J. Koni. Raportohet se viktima dhe 44-vjeçari ishin në konflikt për prona, që është dhe një nga pistat kryesore të hetimit.

Policia e Tiranës, gjatë kontrolleve fizike në banesën e shtetasit të sipërpërmendur thuhet se ka gjetur një armë zjarri pistoletë. Për pasojë është vënë në pranga Koni, i cili për momentin po mbahet në paraburgim për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Ndërsa bëhet me dije se ai po hetohet nëse ka pasur “gisht” në vrasjen e Edmond Sulës.

Siç kemi raportuar dhe më parë, viktima Edmond Sula rezulton se ka qenë më herët i arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj ngjarje e rëndë e ndodhur më 22 gusht 2019 në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Edmond Sula ishte shok i ngushtë i vëllezërve Albano dhe Bujar Kusi, në pronën e të cilëve ndodhi vrasja e Indrit Çelajt.