“Altin Troplinit i shtuam një mbiemër turpi, Altin Aruba, sepse mban sekret emrat organizatorëve kryesorë të takimit të Arubës”. Kështu u shpreh kreu demokrat pas daljes nga godina e SPAK ku beri publik edhe mesazhin që kishte lënë në dokumentin e Prokurorisë së Posaçme.
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare.
Ky është dokumenti që i lashë Altin Troplinit, duke i shtuar dhe një mbiemër turpi, Altin Aruba, Troplini, Gjoka, Hajri e të tjerë, e të tjerë.
Pse i shtohet Aruba? I shtohet Aruba sepse dosja Aruba është dëshmia më flagrante e bashkëveprimit, konglomeratit qeveri-trafikant-biznes.
Janë bërë publikë emrat e trafikantëve, janë bërë publikë emrat e biznesmenëve, mbahen sekret emrat e organizatorëve kryesorë të takimit të Arubës dhe këtë sekret e mban Altin Troplini për llogari të Edi Ramës.
Ndaj dhe sot vendosa që t’ia shtoj dhe një mbiemër për t’ia nxirë dhe më shumë emrin seç e ka të nxirë.
Altin Aruba, Troplini, Gjoka dhe Hajri, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, bashkëpunëtorit të Arubës, Irenës me pesë mbiemra, vrasësit serial Hajri e të tjerë e të tjerë, drejtësia vonon por nuk harron.







