Ballina Politika Këlliçi vijon akuzat ndaj qeverisë, publikon videon: Olsi Rama dhe Gert Haka...

Këlliçi vijon akuzat ndaj qeverisë, publikon videon: Olsi Rama dhe Gert Haka lëviznin bashkë me një makinë

55
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe Olsi Ramës, duke publikuar një video, ku sipas tij vëllai i kryeministrit dhe shtetasi Gert Haka janë parë duke lëvizur në kryeqytet në një makinë.

Sipas tij një shtetas venezuelian që në vjeshtën e vitit 2025 mori 99% të aksioneve të kazinosë në Air Albania, është thjesht “prestanome” i Ramës dhe Hakës.

Këlliçi shpalosi disa pyetje në lidhje me këtë ngjarje duke thënë se në pronësi të kujt është automjeti në video, përse e ka ndryshuar targën dhe çfarë e lidh Olsi Ramën me këtë kompani.

“Në vjeshtën e vitit 2025, atëherë kur venezuelani anonim mori 99% të aksioneve të kazinosë në Air Albania, Ols Rama dhe shtetasi Gert Haka shiheshin duke lëvizur nëpër Tiranë me këtë makinë.

Venezueliani çudibërës sigurisht nuk është i panjohur për Olsin dhe Gertin; është thjeshtë prestanome i tyre. Sot sërish kam tre pyetje publike për SPAK:

1. Në pronësi të kujt kompanie është ky automjet?
2. Përse e ka ndryshuar targën?
3. Çfarë e lidh Ols Ramën me këtë kompani?”, shkroi ai.