Ballina Aktualitet Temperatura deri në 41°C, parashikimi i motit, 5 gusht 2026

Temperatura deri në 41°C, parashikimi i motit, 5 gusht 2026

58
0

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në disa qytete temperaturat do të arrijnë mbi 40 gradë celcius. Madje, në Elbasan dhe Berat e sotmja do të jetë një ditë përvëluese me termometrin që do të shënojë 41 gradë celcius.

Në Shkodër dhe Gjirokastër do të jetë 1 gradë më pak. Në Tiranë, Lezhë dhe Fier temperatura do të arrijë deri 39 gradë celcius.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

 

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.