Ballina Aktualitet Incident gjatë imbarkimit në një anije të GNV-së

Incident gjatë imbarkimit në një anije të GNV-së

95
0
Një incident është regjistruar gjatë procesit të imbarkimit në një anije të GNV-së, ku një përplasje verbale ka ndodhur mes një shoferi dhe kapitenit të anijes.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur pasi traileri, gjatë manovrave të imbarkimit, ka mbetur pjesërisht mbi rampë dhe, sipas pretendimeve, për shkak të orientimit të dhënë nga personeli, mjeti ka rrezikuar të rrëshqasë ose të bjerë. Kjo situatë ka shkaktuar reagimin e shoferit dhe më pas përplasjen me kapitenin.

Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë personeli i sigurisë së anijes, i cili ka neutralizuar situatën dhe ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Deri në këtë moment nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa mbetet e paqartë nëse lidhur me ngjarjen do të ndërmerren masa apo do të kryhet një verifikim i procedurave të imbarkimit.