Ballina Lifestyle ‘Lodrat e mia’/ Ronaldo poston në rrjetet sociale koleksionin e supermakinave: Ferrari,...

‘Lodrat e mia’/ Ronaldo poston në rrjetet sociale koleksionin e supermakinave: Ferrari, Bugatti, Rrolls-Royce

75
0

Cristiano Ronaldo ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e miliona ndjekësve të tij në Instagram me një postim nga garazhi luksoz.

Ylli portugez publikoi një fotografi ku shfaqet i ulur mbi një Ferrari të kuq, ndërsa në sfond duken disa nga makinat më ekskluzive në botë.

Në koleksionin e tij bien në sy modele prestigjioze të markave si Bugatti, Rolls-Royce dhe automjete të tjera superluksoze me vlerë marramendëse.

“Lodrat e mia”, shkroi Ronaldo krahas fotos, duke treguar edhe një herë pasionin e tij të madh për makinat.

Postimi u bë menjëherë viral dhe u mbush me mijëra komente e pëlqime nga fansat në mbarë botën.

Koleksioni i Ronaldos konsiderohet ndër më të pasurit që zotëron një sportist, me makina të rralla që kapin vlera prej shumë milionë eurosh.

Përveç suksesit në futboll, 40-vjeçari mbetet një nga sportistët më të ndjekur dhe më të paguar në botë, ndërsa në rrjetet sociale ndan vazhdimisht momente nga jeta private, familja, stërvitjet dhe pasionet e tij jashtë fushës së lojës.