Ballina Aktualitet Shuma marramendëse që mund të paguajnë shqiptarët për tekat e Ramës dhe...

Shuma marramendëse që mund të paguajnë shqiptarët për tekat e Ramës dhe Ballukut për aeroportin e Vlorës

184
0

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se do të padisë qeverine shqiptarë në Arbitrazh duke kërkuar kompesim maksimal për Aeroportin e Vlorës.

Deklarata e Pacollit ka ardhur menjëherë pasi ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi aktivizimin e proçedurës për shtetëzimin e aeroportit, pas ngërçit të gjatë që është krijuar mes dy aksionerëve të tij.

Pacolli thotë se nisjen e proçedurave për shtetëzimin e koncesionit e ka mësuar përmes mediave, pasi qeveria nuk e ka informuar zyrtarisht, duke e quajtur këtë si të papranueshme. Sipas tij, Mabco është ekspozuar me më shumë se 320 milionë euro në investimin për aeroportin e Vlorës, pa përfshirë fitimin e munguar.

Sipas planit të biznesit të konçesionit, për të gjithë periudhën 35 vjeçare Aeroporti i Vlorës do të gjenerojë rreth 720 milionë euro të ardhura. Kjo me sa duket duket do të jetë edhe kërkesa e Mabco-s në arbitrazhin kundër Shqipërisë.

Kujtojmë se kjo është një tjetër barrë që mund t’u ngarkohet taksapaguesve shqiptarë, pas asaj të Beketit. Në rastin e parë “Beketi” shqiptarët po paguajnë për tekat e Ramës dhe Erion Veliajt, në rastin e Pacollit mund të paguajnë rreth 720 milionë euro për teka të Ramës dhe Ballukut.