Ballina Europë Temperaturat ekstreme detyrojnë centralin bërthamor në Slloveni të ulë prodhimin me 80%

Temperaturat ekstreme detyrojnë centralin bërthamor në Slloveni të ulë prodhimin me 80%

71
0

Centrali bërthamor i Krškos në Slloveni do të reduktojë prodhimin e energjisë me 80%, për shkak të niveleve të ulëta të ujit dhe temperaturave të larta në lumin Sava, njoftuan autoritetet e centralit.

Sipas deklaratës zyrtare, nëse kushtet e motit përkeqësohen më tej, prodhimi mund të ulet edhe më shumë për të garantuar funksionimin e sigurt të impiantit.

Vala e të nxehtit dhe thatësira që kanë përfshirë Evropën po ushtrojnë presion mbi sektorin energjetik, duke ulur nivelet e ujit në lumenj dhe duke krijuar shqetësime për furnizimin me ujë, transportin lumor dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Situata ka prekur edhe vende të tjera të rajonit. Në Rumani, autoritetet shpërthyen një shkëmb për të devijuar më shumë ujë nga lumi Danub drejt reaktorit të vetëm bërthamor në funksion, i cili varet nga uji për sistemin e ftohjes.

Ndërkohë, Hungaria ka paralajmëruar se centrali i saj i vetëm bërthamor mund të ketë kapacitet të kufizuar për të ruajtur prodhimin nëse temperaturat e larta vazhdojnë.