Ballina Aktualitet “Pedagogë që i shërbejnë pushtetit!”/ Aktivistja thirrje studentëve nga protesta: Bashkohuni, të...

“Pedagogë që i shërbejnë pushtetit!”/ Aktivistja thirrje studentëve nga protesta: Bashkohuni, të ndërtojmë….

61
0

Një aktiviste iu drejtua studentëve gjatë protestës para Kryeministrisë, duke i ftuar t’i bashkohen protestës dhe të angazhohen për, sipas saj, një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.

Ajo kritikoi kushtet në universitetet shqiptare, bursat studentore dhe mënyrën e funksionimit të sistemit të arsimit të lartë.

“Ky fjalim është për studentët. Bashkohuni, që të krijojmë një të ardhme më të mirë për ju dhe brezat që do të vijnë. Studentët nuk pranojnë të marrin 100 mijë lekë bursë, të qëndrojnë në konvikte skandaloze dhe të udhëhiqen nga pedagogë që i shërbejnë pushtetit dhe jo dijes së vërtetë”, u shpreh aktivistja.

Ajo u bëri thirrje të rinjve të angazhohen në jetën publike, duke e cilësuar dijen si forcën më të madhe për ndryshim.

“Sot jeni përballë forcës më të madhe, forcës së dijes. Duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë. Çfarë kanë bërë këta? Vetëm shkatërrim”, tha ajo.

Në përfundim, aktivistja u bëri apel qytetarëve të mbështesin studentët.

“I bëj thirrje qytetarëve: bashkohuni me studentët. Së bashku me rininë do ta bëjmë Shqipërinë që duam”, përfundoi ajo.