Ballina Opinion Nga Beketi te Bexheti

Nga Beketi te Bexheti

60
0

Nga Lutfi Dervishi 

 

200 milionë po i merr Beketi

500 të tjera po kërkon Bexheti

Por mos kini dert nuk paguan mileti

Ai që paguan do të jetë buxheti

 

Kaq dëme të mëdha nuk solli tërmeti,

Sa faturat e majme nga  arbitrariteti,

Por mos kini dert nuk paguan mileti

Defterin në fund do ta firmosë shteti

 

Kontratat me bujë i bekon pushteti

S’paska si biznesi kur paditet shteti

Por mos kini dert, nuk paguan mileti

Nga thesi i shtetit ikën bereqeti

 

E qesh e gajaset, shend e ver mileti

dhe avokatëve iu del “bereqeti”

Kuponi  tyre,  kripur si ujë deti

S’ paguan mileti, paguan hyqymeti

 

Sot e qëmoti kështu ka qenë adeti

Premtohet xheneti dhe të vjen qameti

Shkurt ore miq është qelb muhabeti

Kur timonin n’dorë e ka vetëm Mbreti