Një 65-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga një aksident. Viktima ka qënë duke kaluar në rrugë dhe një makinë e ka marrë përpara me shpejtësi.
Ngjarja është regjistruar në oret e vona te darkes në lagjen Spitallë të Durrësit, ndërsa personi i aksidentuar ishte transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 65-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të rënda. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së tij.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.







