Ballina Aktualitet ‘Larg duart nga Divjaka!’ Nata e gjashtë e protestës! Si në Poliçan...

‘Larg duart nga Divjaka!’ Nata e gjashtë e protestës! Si në Poliçan socialistët djegin teserat e PS

104
0

Banorët e Divjakës protestuan sërish kundër reformës territoriale të propozuar nga kryeministri Edi Rama që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre me Lushnjen.

Mbrëmjen e së mërkurës, 5 gusht, ata u mblodhën për natën e gjashtë radhazi në qendër të qytetit, duke protestuar kundër planit që parashikon bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnje.

Pjesëmarrësit në protestë ritheksuan se nuk e pranojnë këtë projekt dhe se do të vazhdojnë tubimet deri në tërheqjen e tij. Ata theksojnë se bashkimi me Lushnjen cenon interesat e komunitetit dhe identitetin administrativ të Divjakës.

Gjatë protestës, banorët iu drejtuan me thirrje deputetëve të zgjedhur në këtë zonë, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, që të shprehen publikisht dhe të mbështesin kërkesën e qytetarëve kundër ndryshimeve të propozuara.

Në shenjë revolte, një pjesë e tyre dogjën edhe teserat e Partisë Socialiste, duke ndjekur të njëjtin veprim që është ndërmarrë edhe në bashkia e Poliçanit.

Protestuesit deklaruan se nuk do të heqin dorë nga kundërshtimi i tyre derisa qeveria të tërhiqet nga projekti i reformës territoriale.