Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Pas takimit dhe negociatave mes dy palëve, është rënë dakord që kandidat për postin e kreut të shtetit të jetë Bekim Sejdiu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
Marrëveshja mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet t’i hapë rrugën nisjes së procedurave parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri.
Dakordësia për kandidaturën e Sejdiut vjen pas diskutimeve mes dy drejtuesve politikë për gjetjen e një emri që do të siguronte mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.







