Ballina Politika Jorida Tabaku kundërshton projektin për kompaninë shtetërore të barnave: Tendera dhe…

Jorida Tabaku kundërshton projektin për kompaninë shtetërore të barnave: Tendera dhe…

62
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj projektligjit për krijimin e një kompanie të re shtetërore që do të menaxhojë zinxhirin e furnizimit me barna, duke ngritur akuza për rrezikun e përqendrimit të kontrollit mbi tregun farmaceutik.

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku kundërshton krijimin e kompanisë shtetërore, duke argumentuar se kjo strukturë do të ketë kompetenca të gjera, nga planifikimi i nevojave dhe blerja e barnave, te magazinimi, transporti, shpërndarja, administrimi i rezervës strategjike dhe menaxhimi i platformave kombëtare.

Sipas saj, kompania do të ketë gjithashtu rol në përcaktimin e specifikimeve teknike, katalogut të furnizimeve shëndetësore dhe marrëveshjeve për hyrjen e barnave në sistem.

“Kjo kompani nuk do të merret vetëm me organizimin e tenderëve. Sipas projektligjit, ajo mund të planifikojë nevojat, të blejë, magazinojë, transportojë dhe shpërndajë barnat; të administrojë rezervën strategjike dhe platformën kombëtare; të përcaktojë specifikimet teknike dhe të kontrollojë Katalogun Kombëtar të Furnizimeve Shëndetësore; të negociojë marrëveshjet e hyrjes së barnave në sistem; si dhe të krijojë filiale, konsorciume dhe sipërmarrje të përbashkëta me subjekte private.

Projektligji nuk e quan formalisht monopol. Por kur një kompani kontrollon njëkohësisht nevojën, katalogun, specifikimin, blerjen, magazinimin dhe shpërndarjen, ajo kontrollon portën e hyrjes në të gjithë tregun publik të barnave.

Një furnitor nuk do të ketë më nevojë vetëm të fitojë një tender. Do të duhet fillimisht të pranohet në katalog, t’u përshtatet specifikimeve të vendosura nga kompania dhe të kalojë përmes kanalit që ajo administron. Kompania do të jetë njëkohësisht lojtar dhe portier i tregut”, shkruan Jorida Tabaku.

Tabaku thekson se “Qeveria po përgatitet të kalojë nga paracaktimi i fituesit të një tenderi te kontrolli i atyre që lejohen të hyjnë në të gjithë tregun. Duke përditësuar mekanizmin e sistemit që i jep para dhe pushtet pakicës!”