Ballina Kronika Grabitet me dhunë një taksist në Lezhë, dy persona i zënë pritë...

Grabitet me dhunë një taksist në Lezhë, dy persona i zënë pritë dhe i marrin paratë e sendet personale

43
0

Një taksist është grabitur me dhunë në qytetin e Lezhës. Sipas kallëzimit të bërë në polici, dy persona i kanë zënë pritë dhe nën përdorimin e dhunës, i kanë marrë sendet personale si dhe një shumë parash. Taksisti pretendon se i kanë marrë edhe një orë Rolex, por këto pretendime janë ende të paverifikuara.

Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Policisë janë vënë në lëvizje, duke nisur veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.