Ballina Aktualitet Demokratë e socialistë bëhen bashkë/ Këshilli Bashkiak i Këlcyrës, refuzon unanimisht bashkimin...

Demokratë e socialistë bëhen bashkë/ Këshilli Bashkiak i Këlcyrës, refuzon unanimisht bashkimin me Përmentin

59
0

Këshilli Bashkiak i Këlcyrës sapo ka refuzuar me unanimitet të plotë draftin e dërguar nga Qeveria Shqiptare për shkrirjen e kësaj bashkie dhe kalimin e saj në varësi të Bashkisë së Përmetit.

Në mbledhjen e këtij këshilli ishin të pranishëm të 15 anëtarët e tij, të cilët njëzëri votuan kundër argumenteve të paraqitura në draftin qeveritar, që parashikon shkrirjen e kësaj bashkie.

Ndërkaq, në mbledhjen e jashtëzakonshme të këtij organi, këshilltarët socialistë dhe demokratë njëzëri u kanë bërë thirrje këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Përmetit që të mos miratojnë draftin e qeverisë, i cili kërkon bashkimin e Bashkisë së Këlcyrës me atë të Përmetit.

Sipas tyre, në këtë mënyrë konkretizohet papajtueshmëria e të dyja palëve për të qenë pjesë e një bashkie të vetme.