Ballina Aktualitet Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare/ Vendimi dekretohet nga...

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare/ Vendimi dekretohet nga Presidenti

88
0

Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Vendimi për heqjen dorë nga shtetësia është dekretuar nga Presidenti i Republikës, duke i hapur zyrtarisht rrugë përfundimit të procedurës përkatëse për Deborah Beqajn.

Lajmi vjen në një moment kur emri i familjes Beqaj është në vëmendjen e opinionit publik për shkak të çështjeve gjyqësore që lidhen me ish-ministrin e Shëndetësisë.

Ilir Beqaj ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa ndaj tij vijojnë procedurat në kuadër të hetimeve të drejtësisë.