Ballina Politika “Lëvizjet anatemuese të Ramës, bëjnë të mos ketë asnjë ndërprerje nga qytetarët”/...

“Lëvizjet anatemuese të Ramës, bëjnë të mos ketë asnjë ndërprerje nga qytetarët”/ Protesta, Pashaj: Politika ka…

79
0

I ftuar në nje studio televizive, mjeku dhe protestuesi Ermal Pashaj ka vazhduar analizën e tij mbi valën e protestave popullore kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, lëvizje kjo që sot shënon ditën e saj të 69-të. Pashaj theksoi se gjuha dhe reagimet e kreut të qeverisë vetëm sa po e forcojnë qëndresën e qytetarëve, intelektualëve dhe grupeve profesionale.

Sipas Pashajt, përpjekjet e pushtetit për të zhvlerësuar lëvizjen nuk po arrijnë të ulin intensionin e revoltës, ndërsa nëvizoi nevojën për një reagim edhe nga organet e zbatimit të ligjit.

“Lëvizjet anatemuese të Ramës bëjnë të mos ketë asnjë ndërprerje nga qytetarët, por edhe nga grupet e profesionistëve e intelektualëve që po punojnë në rrugë institucionale për këtë gjë. Ne jemi në shpresën e kristalizimit të shtetit.

Përderisa ka një grup reaksionar të popullatës, nuk ka pse të mos ketë një rindërgjegjësim edhe të instancave ligjzbatuese. Pa besim nuk shkohet gjëkundi. Politika në këto vite ka cenuar besimin, por shqiptarët kanë vërtetuar se besojnë te njëri-tjetri dhe kanë dhënë mbështetje reale në situata të caktuara brenda protestës,” deklaroi ai.

Më tej, mjeku shpjegoi se protesta lindi si një shpërthim natyral që bashkoi qytetarët rreth shqetësimeve të përbashkëta, duke u transformuar gradualisht në një lëvizje më të strukturuar.

“Ka një strategji që po ndiqet. Ka shumë grupe të përfshira në protestë dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kjo protestë nisi nga një pamje vizuale që ndezi zjarrin e brendshëm të shqiptarëve, por kjo nuk ishte diçka e organizuar nga dikush.

Kushdo u ndez sepse ndjeu një problematikë. Të gjithë këta njerëz që u panë në shesh nuk ishin njerëz që e njihnin njëri-tjetrin në thelb. Koha duhet edhe për njohjen e këtyre njerëzve me njëri-tjetrin dhe u formuan grupe për të tentuar t’i japin një zgjidhje problematikës. Kam besim se koha do i shoshisë të gjitha problematikat dhe në fund do ngelet esenca,” përfundoi Ermal Pashaj.