Ballina Aktualitet Revolta e 69/ Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, nis organizimi i protestuesve...

Revolta e 69/ Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

107
0

Sot mbahet protesta e 69 kundër qeverisë. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”. Qytetarët vijojnë të mblidhen çdo mbrëmje në bulevard, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK.

Protestuesit kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar aksionin qytetar, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Një qytetar i moshuar, pjesëmarrës në protestën kundër qeverisë, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar gjendjen ekonomike dhe sociale në vend.

Ai deklaroi se sipas tij qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm për qytetarët dhe akuzoi se gjatë viteve të fundit janë rritur krimi dhe korrupsioni. Një qytetar shqiptar i ardhur nga Gjermania ka bërë thirrje për bashkim qytetar gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që shqiptarët të bashkohen përtej bindjeve politike.

Ai u shpreh se protestat nuk duhet të shoqërohen me përplasje, por me kërkesa për të drejtat dhe një qeverisje më të mirë.

Një tjetër qytetar i moshuar, pjesëmarrës në protestën në Sheshin Skënderbej, ka bërë thirrje për angazhim më të madh qytetar, duke kërkuar vendosjen e minimumit jetik për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Ai u bëri apel pensionistëve që t’u bashkohen protestave, duke theksuar se sipas tij një shtet nuk mund të funksionojë pa garantuar një minimum jetik për qytetarët.

“Jemi emigrantë, unë vij nga Milano. Kemi prindërit këtu. Si mund të jetojnë ato me 100 mijë lekë pension. Nëse ne nuk do i mbanin do vdisnin për të ngrënë dhe do jetonin në kushte të mjerueshme…”, u shpreh një qytetare e cila jeton në Milano dhe i është bashkuar protestës kundër Ramës.

“E majta e djathta na kanë mashtruar. Jemi të mashtruar. Kërkojmë një qasje të re. Ta marrë rinia në dorë”, u shpreh një tjetër shqiptar i ardhur nga Milano në protestë.