Ballina Sport Fabregas “çon” në qiell Nico Pazin, e krahason me Kakan

Fabregas “çon” në qiell Nico Pazin, e krahason me Kakan

48
0

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas ka folur së fundi në një intervistë.

Pak para sezonit të ri, ku Comon e tij e pret aventura e madhe në Ligën e Kampionëve po tregon se përgatitjet po shkojnë në nivelin e duhur.

Një nga investimet e Comos ishte blerja e 50 për qindëshit të mbetur të kartonit të Nico Paz nga Real Madridi, edhe pse klubi madrilen ruan një klauzolë riblerjeje.

“Nico Paz i ka të gjitha: fizik dhe cilësi”, tha Fabregas.

“Kur flas me të, përpiqem të kuptoj se sa shumë dëshiron të arrijë majat. Nëse kthehem nga ai dhe ai shikon në drejtim tjetër, atëherë ky është momenti për ta lënë të lirë. Nico ka një guxim, vizion dhe ambicie të jashtëzakonshme.

Është 21 vjeç, por të krijohet përshtypja se ka luajtur futboll prej një dekade. Si me të gjithë lojtarët e rinj, duhet të vazhdosh ta shtysh përpara, ta ndihmosh të zhvillojë si person, ashtu edhe si futbollist. Kështu krijon një lojtar që mund të përshtatet te Juventusi, Interi apo Real Madridi”, u shpreh ai.

Disa janë përpjekur ta krahasojnë Nico Paz me legjendën e Milanit, Ricky Kaka, por Fabregas sheh edhe disa ndryshime mes tyre.

“Kaka ishte pak më shpërthyes. Ai kishte atë vrullin përpara që, ashtu si Andres Iniesta, ishte i pandalshëm. Kur nisej, nuk mund ta ndaloje.

Nico është pak më fizik, më pozicional, më statik, por di ta përdorë trupin në një mënyrë të ndryshme nga të tjerët.

Ai e ka golin në mendje, ka një pasim të fundit të shkëlqyer dhe ka filluar ta kuptojë shumë më mirë lojën. Është një talent”, shpjegoi Fabregas.