Banorët e Divjakës janë në ditën e 9-të të protestave kundër kundër reformës territoriale të propozuar nga qeveria Rama, që çon në shkrirje këtë bashki dhe e bashkon me Lushnjen. Një prej qytetarëve ngriti pikëpyetje të forta mbi arsyet që fshihen pas kësaj reforme, duke e lidhur atë me potencialin ekonomik të zonës, bujqësinë dhe pasuritë natyrore të Divjakës.
Sipas tij, Divjaka ka një potencial të jashtëzakonshëm bujqësor dhe një rol të rëndësishëm në eksportet e produkteve bujqësore shqiptare.
Ai ngriti dyshime se në qendër të reformës mund të jetë interesi për pasuritë natyrore dhe bregdetin e zonës. ‘Tek pasuria jonë që është bregdeti apo Parku Kombëtar i Divjakës e Karavastasë, që ka një potencial shumë të madh, që është në perspektivë. Pra, mendoj se qëllimi është ai’, deklaroi ai.
‘Ne e dimë shumë mirë çfarë potenciali ka Bashkia Divjakë me bujqësinë. E kemi thënë shumë herë. Por, por siç duket qëllimi nuk është se kujt i intereson bujqësia në fund, qëllimi është tjetërkund.
Tek pasuria jonë që është bregdeti apo parku kombëtar i Divjakës e Karavastasë, që ka një potencial shumë të madh, që është në perspektivë. Pra, mendoj se qëllimi është ai. Le t’i kthehemi pak bujqësisë. Po të marrësh, ne e dimë që Divjaka ka një eksport shumë të madh.
Madje, madje, aq të madh sa ndihmon në bilancin e qeverisë së Shqipërisë për eksport-import. Është kjo një gënjeshtër?
Për të mos thënë diçka tjetër, që një pjesë e produkteve tona bujqësore merren nga tregtarë apo pika grumbullimi nga Lushnja edhe qendër, pastaj vazhdojnë eksportin. Do të ngrija një pyetje atyre atje lart.
A e dinë ato se sa prodhon…? Flasin me shifra, me numra, me këto gjëra, me studime. A e dinë ata se sa ton eksporton Divjaka?
Kjo është diçka sa është potenciali jonë. I kthehemi pak pjesës së demografisë. Aty faktikisht preket një diçka tek numri i popullsisë dhe tek largimi në emigrim.
Mua do më pëlqente ta studioja në këtë aspekt, në qoftë se do të thoshim migrim, pra të ishin lëvizje brenda vendit. Do të dal dhe te arsyeja pse. Divjaka ka një popullsi, pra duke bërë atë analizën në mes, që i kalon ca bashki të tjera që prapë ruhen dhe ne na thonë që nuk do të jemi më.
Nuk e di nga e kanë gjetur atë algoritëm po mbase i është prishur algoritmi, i kanë bërë ca llogaritje. I kthehem prapë te pjesës së migrimit dhe emigrimit, sepse kjo është, efekti është shkak-pasojë. Çfarë do të thotë? Pse kanë ikur këta vëllezër, motra, nëna, dhe kanë lënë familjarët këtu, në Divjakë? Pra pse kanë ikur në emigrim, jashtë? Kanë ikur nga qejfi?
Cili nga ata nuk do të kthehej këtu dhe të jetojë pranë nënës dhe babës së tij? Pranë fëmijëve të tij. Cili? Ne e dimë shumë mirë që emigrantëve i qan zemra të kthehen këtu. Por nuk kanë një të ardhme.
Janë larguar për shkak të një shëndetësie… janë shumë ata që janë larguar për këtë aspekt dhe nuk e marrin një shërbim këtu, nuk janë të sigurt. Dhe marrin… ikin rrugëve të botës. Pra, le të themi sikur faji… kush e ka këtë faj? Pra, kemi shkak-pasojë.
Pasojën ne e dimë, pasoja është që të gjithë njerëzit largohen. Nuk analizohet pasoja, analizohet shkaku. Dhe shkaku nuk është ky popull. Shkaku janë ata atje lart, që i largojnë rininë këtij vendi dhe sot fillojnë e na numërojnë. Pra numërojnë pasojën, nuk thonë shkakun.- tha qytetari nga Divjaka në protestën e sotme.







