Dhjetra banorë kanë dëshmuar në vetë të parë mungesën e institucioneve shtetërore me mjete të specializuara për shuarjen e zjarrit masiv që rrezikoi qindra banorë të Krujës. Ndërsa kryeministri i vendit nga brigjet e plazheve të jugut thotë se s’ka asnjë njeri të dëmtuar. Qindra hektarë me pyje, ullishta shekullore, vreshta u përvëluan nga zjarri, por mesa duket për Edi Ramën për sa kohë nuk janë të baçes së tij, këto nuk janë dëme.
Njeriu që vetëm pa ditë më parë përdori fondin e emergjencës, 4.2 milionë euro, jo për të blerë automjete zjarrfikëse apo mjete për ekipet e shurjes së zjarreve, por për koncertin e Kanye Wes, falenderon zjarrfikësit për punën, të cilët i ka lënë me kazma e lopata në dorë për fikjen e zjarreve të përmasave të tilla.
Postimi ne X
Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese🔥🔥🔥
Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës:
“Zoti Kryeminister ! Ju lutem zjarri po merr permasa te medha ne Kruje! Po punojne si heronj Zoti ia shperblefte …por era po e perhap me shume shpejtesi .ne eshte e mundur per perforcime te tjera ..shteti eshte ne kembe i teri 🙏”.







