Ballina Kronika Mallakastër/ 73-vjeçari gjendet i pajetë në një kasolle pranë banesës, ja çfarë...

Mallakastër/ 73-vjeçari gjendet i pajetë në një kasolle pranë banesës, ja çfarë dyshohet

49
0

Një 73-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Çyçyçen të Mallakastrës, qarku Fier.

I moshuari i identifikuar si Tetem Ismailaj, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në një kasolle pranë banesës.

Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes së të moshuarit.