Ballina Kronika Kreu manovra të rrezikshme në aksin Fier-Lushnjë, shoferi gjobitet me 60 mijë...

Kreu manovra të rrezikshme në aksin Fier-Lushnjë, shoferi gjobitet me 60 mijë lekë pas videos së publikuar në rrjet

74
0

Një drejtues automjeti është gjobitur me 60 mijë lekë pasi u shfaq në një video duke kryer manovra të rrezikshme dhe sjellje jo normale në rrugën interurbane kryesore Fier-Lushnjë.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas konstatimit të shkeljeve, drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masë administrative në vlerën 60 mijë lekë, bazuar në pikat 5 dhe 8 të nenit 139 të Kodit Rrugor.

Policia e Fierit u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke deklaruar se çdo denoncim do të trajtohet me seriozitet dhe se do të reagohet menjëherë, në përputhje me ligjin.