Një banesë në zonën e ish-Kënetës në Durrës është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar tërësisht.
Burime bëjnë me dije se fatmirësisht nga zjarri nuk ka dëme në njerëz.
Edhe pse në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, gjithçka brenda banesës është djegur thuajse plotësisht.
Flitet për një shkëndijë elektrike si shkak i dyshuar i zjarrit, por sidoqoftë do të kryhen hetimet përkatëse, për të zbardhur shkakun e plotë të ‘shpërthimit’ të flakëve.







