Ballina Aktualitet “72 ditë rezistencë, protesta më e bukur që ka parë Shqipëria”/ Aktivisti,...

“72 ditë rezistencë, protesta më e bukur që ka parë Shqipëria”/ Aktivisti, Lika: Ashtu si ditën e parë, kërkojmë…

71
0

Protesta kundër qeverisë vijon për të 72-tën ditë radhazi, me qytetarë dhe aktivistë që janë mbledhur sërish para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Aktivisti Edison Lika tha se kjo protestë përfaqëson një rezistencë mbarëkombëtare dhe se kërkesa kryesore mbetet e njëjtë që prej ditës së parë, dorëheqja.

“Bashkohemi përsëri në shesh në ditën e 72-të të kësaj proteste, më të bukurën që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Bashkohemi sot në ditën e 72-të të kësaj rezistence mbarëkombëtare dhe kërkojmë edhe sot, si ditën e parë, dorëheqje”, u shpreh Lika.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë brohoritur thirrje si “Rama jepe dorëheqjen”, “Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”

Mes thirrjeve të tjera të protestuesve ishin: “Sara Mila, ushtri e Sulltanit, ke të fala nga burgu i Elbasanit!”, “Ramovic, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!”, “Ju erdhi fundi!”