Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Viola Haxhiademi është një ish-vartëse dhe njeri i besuar Belinda Ballukut. Ajo ka punuar prej kohësh në ministrinë e infrastrukturës ndërsa më herët Belinda Balluku i kishte lënë për detyrë të paguante faturat e energjisë elektrike në vilën e saj në Dhërmi.
Burime nga KESH, pohojnë se në vend të saj, në krye të institucionit është emëruar Algert Luzi, i cili pritet të marrë drejtimin e korporatës.
Haxhiademi mori drejtimin e KESH-it pas largimit të Erald Elezit. Ajo ka mbajtur më herët edhe detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Lëvizja në drejtimin e KESH-it vjen në një moment kur Haxhiademi është përmendur në kuadër të hetimeve të SPAK.







