Ballina Kronika Vrasja e 20-vjeçarit Joan Zuko, Gjykata e Korçës cakton arrest me burg...

Vrasja e 20-vjeçarit Joan Zuko, Gjykata e Korçës cakton arrest me burg për Kristjan Sterjon

67
0

Kristjan Sterjo, 20 vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Joan Zukos, është lënë në arrest me burg, sipas masës së sigurisë të njoftuar sot nga Gjykata e Korçës. Mbi autorin, i cili në gjykatë u shoqërua nga masa të shtuara sigurie, rëndon akuza për veprën penale vrasje me paramendim si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

I riu e vrau bashkëmoshatarin pasditen e 8 gushtit pas disa konflikteve të mëparshme mes tyre se kush ishte ‘më i forti’ dhe një zënke ku autori pretendon se viktima i kishte ngacmuar të dashurën. Sipas dëshmisë së tij, ditën e ngjarjes e ka parë Zukon në një ‘Benz’, i shoqëruar nga dikush tjetër dhe i ka kërkuar të ndalonte. Kur i është afruar për t’u sqaruar, 20-vjeçari nxori një thikë dhe qëlloi drejt tij, më pas e shau.

Ai tregoi se në gjaknxehtësi e sipër kishte shkuar në shtëpi, ku mbante të fshehur një armë zjarri të tipit pushkë (megjithëse pa tytë), e kishte vendosur në një thes të bardhë dhe ishte nisur drejt lagjes së viktimës, të cilin e ndoqi nga pas dhe e qëlloi.