Ballina Aktualitet Eklipsi diellor sjell spektakël në qiellin e Tiranës/ Ndërthurja e Hënës me...

Eklipsi diellor sjell spektakël në qiellin e Tiranës/ Ndërthurja e Hënës me Diellin dhuron një panoramë “magjike”

64
0

Një nga fenomenet më të veçanta astronomike të vitit është parë edhe nga Shqipëria këtë të mërkurë, me Hënën që ka kaluar përpara Diellit duke e mbuluar atë për disa minuta.

Pamjet e eklipsit kanë krijuar një moment të veçantë në qiell, ndërsa mijëra njerëz në vende të ndryshme të botës kanë udhëtuar posaçërisht për ta ndjekur fenomenin.

Eklipsi total i Diellit u shfaq edhe në qiellin e Shqipërisë, duke sjellë një nga ngjarjet më të rralla dhe më tërheqëse astronomike të vitit. Për disa minuta, Hëna kaloi përpara Diellit dhe e mbuloi atë plotësisht, duke ndryshuar përkohësisht pamjen e qiellit.

Fenomeni tërhoqi vëmendjen e qytetarëve edhe në vendin tonë, ndërsa pamjet e eklipsit u shpërndanë gjerësisht. Interesi për këtë ngjarje astronomike ka qenë i madh edhe jashtë Shqipërisë. Mijëra njerëz kanë planifikuar udhëtime drejt Spanjës, Islandës dhe Grenlandës, vende nga ku fenomeni mund të ndiqet nga afër dhe në kushte më të favorshme.

Eklipset totale të Diellit janë ndër ngjarjet më të veçanta astronomike, pasi ndodhin kur Hëna pozicionohet mes Tokës dhe Diellit dhe mbulon diskun e tij për një periudhë të shkurtër.