Ballina Sport PSG fiton ndaj Aston Villës, fiton Superkupën e Evropës

PSG fiton ndaj Aston Villës, fiton Superkupën e Evropës

65
0

PSG ka treguar muskujt e kampionit të Evropës, duke arritur edhe një trofe të rëndësishëm. PSG është fitues i Superkupës së Evropës, pasi që në finale e mposhti me rezultat 2:1 skuadrën angleze Aston Villa nga Birminghami.

Ndeshje me rivalitet dhe me një mori rastesh, qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër, fitorja i takoi skuadrës franceze.  Në 45 minutat e parë Aston Villa shpërdoroi disa raste të mira.

Në një atmosferë të bukur në stadiumin “Red Bull Arena” në Salzburg të Austrisë, u shënuan tre gola. Ishte Kvaratskhelia që realizoi supergol në minutën e 20-të. në fund të pjesës së parë, sulmuesi 17 – vjeçar Brian Madjo shënoi për rezultatin 1:1.

Ishte Desire Doue i cili realizoi në minutën e 61-të të ndeshjes për 2:1.Një herë u mendua se ishte pozitë jashtë loje, por kështu nuk doli, kësisoj gjyqtari e pranoi golin.

PSG e fillon edicionin e ri me trofe, ndërsa Aston Villa nuk ia doli në këtë përballje. Parisienët fitojnë Superkupën për të dytin vit radhazi, pasi sezonin e kaluar triumfuan ndaj Tottenhamit me penallti.

Aston Villa, fituese e Europa Leagues, ishte në finale të Superkupës së Evropës pas shumë vitesh, ndërsa këtë trofe e kishte fituar në vitin 1982, kur mposhti Barcelonën.