Ballina Aktualitet SHRUKD njofton qytetarët se do të ketë probleme në furnizimin me ujë...

SHRUKD njofton qytetarët se do të ketë probleme në furnizimin me ujë ne fshatrat Shkalle, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj, Rrashbull

88
0

SHRUKD njofton qytetarët se për shkak të një defekti në linjën e tensionit 20 kV që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave në Fushë Milot, ky i fundit qëndroi pa punë nga ora 22.30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06.00 të ditës së sotme. Për këtë arsye do të ketë probleme në furnizimin me ujë zona e fshatrave, konkretisht: fshati Shkalle, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj, Rrashbull.

Defekti në linjën e tensionit 20 kV ka ardhur për shkak të erërave të forta. Edhe pse është punuar gjatë gjithë natës, vetë sot në orën 06.00 u arrit riparimi i tij dhe stacioni i pompave në Fushë Milot rinisi punën duke furnizuar normalisht me ujë.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.