Ballina Politika Përplasje brenda PS/ Socialistët e Maliqit rebelohen ndaj Ramës dhe refuzojnë bashkimin...

Përplasje brenda PS/ Socialistët e Maliqit rebelohen ndaj Ramës dhe refuzojnë bashkimin me Korçën

69
0

Drafti i PS për shkrirjen e 15 bashkive,  është kundërshtuar edhe nga socialistët e Maliqit të cilët refuzojnë bashkimin e Bashkisë së tyre me Korçën. Vetë kreu i PS në Maliq, Ornid Demollari, doli publikisht kundër projektit të qeverisë, me argumentin se largon shërbimet nga qytetarët.  Reagimin Demollari e bëri gjatë dëgjesave me banorët në njësinë administrative Libonik, të cilët shprehën qëndrimin kundër shkrirjes dhe akuzuan qeverinë se merr vendime pa u konsultuar me ta

Socialistët e Maliqit shprehen kundër projektit të qeverisë për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Korçën. Këshilli Bashkiak i Maliqit, ka nisur dëgjësat me banorët  e njësive administrattive të cilët kundërshtojnë njëzëri hartën e re territoriale të propozuar nga PS. Vetë kryetari i PS së Maliqit, Ornid Demollari doli publikisht kundër draftit të partisë së tij,  me arsyetimin se largon shërbimet nga banorët

Deklaratën Demollari e bëri pas takimeve të zhiilluat në njësisnë administrative Libonik, ku banorët thanë se kundërshtojnë me forcë bashkimin e  Maliqit me Korçën, ndërsa akuzuan qeverinë se merr vendime pa u konsultuar me qytertarët e prekur nga shkrirja

Konsultimet do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Maliqit, ndërsa Këshilli Bashkiak pritet të miratojë qëndrimin e tij në një mbledhje të posaçme më 20 gusht. Materiali do t’i përcillet më pas Kuvendit, ndërsa diskutimi për reformën territoriale pritet të rikthehet në muajin tetor.