Ballina Aktualitet “Rama nuk duhet të jetë në pushtet”/ Shqiptarja që jeton në Belgjikë:...

“Rama nuk duhet të jetë në pushtet”/ Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Në 3 vitet e ardhshme mund të shesë Shqipërinë

95
0

Një shqiptare që jeton në Belgjikë, pjesë e diasporës që iu bashkua protestës në Tiranë, deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga pushteti.

“Dua të shpreh mendimin tim si njeri që jeton jashtë vendit. Rama nuk duhet të jetë në pushtet. Mund të pyesni se pse po përfshihem kaq shumë. Nëse ekonomia do të ishte në nivelin e duhur, spitalet do të ishin të specializuara, shumica e diasporës do të ishte këtu sot”, u shpreh ajo.

Sipas saj, pas 12 vitesh në pushtet, Rama duhet të largohet, pasi qëndrimi i tij në krye të qeverisë do t’i shkaktojë Shqipërisë dëme të mëtejshme.

“Rama ka prej 12 vitesh në pushtet. Ai duhet të largohet, pasi do të shkaktojë edhe më shumë dëme. Nëse do ta lëmë dhe këto tre vitet e ardhshme, do ta ketë shitur të gjithë Shqipërinë”, deklaroi protestuesja.

Ajo tha se protesta ka marrë jehonë edhe jashtë vendit.

“Kjo protestë po bën jehonë në të gjitha mediat. Rama në burg, Berisha në burg”, përfundoi ajo.