Pas shirave të rrëmbyeshëm në disa qytete të vendit, temperaturat kanë rënë me disa gradë.
Pas javëve përvëluese, sot moti do të jetë me kushte atmosferike të qëndrueshme, por të freskëta dhe me masa ajrore të lagështa.
Temperaturat minimale këtë mëngjes u regjistruan 15 gradë, ndërsa maksimalisht gjatë ditës së sotme pritet të arrijnë në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 15 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.







