Donald Trump ka deklaruar ditën e djeshme se sapo Irani të mposhtet, ai do ta shpallë Ngushticën strategjike të Hormuzit “territor të Shteteve të Bashkuara”.
Ai gjithashtu mbrojti vendimin e tij për të shkuar në luftë dhe për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore, duke thënë se “nuk do të kërkojë kurrë falje” pavarësisht rritjes së çmimeve të karburantit me të cilat përballen amerikanët.
“Sapo të mbarojmë së mposhturi Iranin… së shpejti do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara”, tha presidenti amerikan me një buzëqeshje të lehtë.
Trump ka pohuar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll” mbi Ngushticën e Hormuzit, një pretendim që Teherani e ka quajtur “gënjeshtër”.
Ndërsa zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, u përgjigj sot deklaratave të Trump, duke thënë se Ngushtica e Hormuzit “do të mbetet iraniane”.
“Ngushtica e Hormuzit ka qenë iraniane, është iraniane dhe do të mbetet iraniane”, tha Gharibabadi, duke shtuar se rruga detare “do të hapet ose mbyllet vetëm me urdhër të Iranit”.







