Ballina Politika Berisha: Padrino Rama ndan karrigen me kryegjykatësin militant, Sadushin e partisë! Kjo...

Berisha: Padrino Rama ndan karrigen me kryegjykatësin militant, Sadushin e partisë! Kjo është drejtësia socialiste

100
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar mesazhin e juristit dixhital, ku Edi Rama është ulur krah më krah me kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Rama ka qenë i ftuar nga Sadushi në një festë lokale në fshatin Vajzë të Selenicës.

Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:  

Drejtësia socialiste!

Padrino Rama ndan karrigen me kryegjykatësin militant, Sadushin e partisë!

Kjo është drejtësia socialiste e Parisë së Krimit!

Lexoni mesazhin e juristit dixhital!

Pershendetje Dr Si gjithmone se pari urojme te jeni mire . Dje eshte mbajtur Festivali ‘ Vajzes ‘ ne Selenice, ajo qe terheq vemendjen eshte skandali qe Kryeministri ndan  vendet e karikeve  me Kryetarin e Gjykates se Larte , duke u ulur prane njeri – tjetrit .

Rasti eshte ne permasa skandali shto ketu faktin qe Ai nuk eshte vetem Kryetar i Gjykates Larte, por njekohesisht eshte edhe kryetar i kolegjit  administrativ ne Gjykate te Larte, pra gjykon te gjitha ceshtjet qe administrata eshte pale e paditur nga qytetaret. Kjo shpjegonedhe faktin se 90% te proceseve gjyqesore i fiton qeveria fal drejtesise te Sadushit te partise!