Ballina Aktualitet Aktivistja, Sidorela Vatnikaj: S’mund të na sundojnë më hajdutët dhe krimi! Sundimtari...

Aktivistja, Sidorela Vatnikaj: S’mund të na sundojnë më hajdutët dhe krimi! Sundimtari i vetëm, ligji dhe e drejta

71
0

Aktivistja Sidorela Vatnikaj në protestën e 77 kundër kryeministrit Edi Rama u shpreh se revolta nuk do të ndalet deri në ndërtimin e Shqipërisë së Re dhe dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Ajo theksoi se klasa politike 36-vjeçare dhe kryeministri Rama duhet të largohen.

“Jemi përsëri sot në ditën e 77 të protestës. Shqiptarët kërkojnë dorëheqje. Kjo klasë politike na ka vjedhur dhe na ka detyruar të lëmë vendin. Por jemi këtu sepse kemi një ëndërr të re politike, ku shoqëria shqiptare i del për zot vetes. Duam që sundimtari i vetëm në Shqipërisë të jetë ligji dhe e drejta dhe jo krimi i organizuar dhe politikanët e korruptuar. Jemi këtu sepse kemi gjetur besimin te njëri tjetri. I vetmi garant që nuk do të vijë një autokrat një trafikant jemi vetë ne. Nuk mund të na sundojnë më as hajdutët, as oligarkia e as krimi.