Ballina Europë Cortina d’Ampezzo dhe Venecia marrin masa të ashpra kundër turizmit “të shëmtuar”,...

Cortina d’Ampezzo dhe Venecia marrin masa të ashpra kundër turizmit “të shëmtuar”, ndalohen bivakët, piknikët në shkallë dhe veshjet e papërshtatshme

73
0

Qyteti i famshëm alpin i Cortina d’Ampezzo-s ka ndërmarrë një sërë masash të rrepta administrative për të frenuar atë që autoritetet e cilësojnë si turizëm “të shëmtuar” dhe pa respekt ndaj hapësirave publike. Pesëmbëdhjetë tetori shënon afatin deri kur, në qendër të këtij destinacioni elitar të Dolomiteve, do të ndalohet rreptësisht kampingjet e improvizoruara, shtrirja në shkallët e monumenteve apo në pragjet e ndërtesave, si dhe konsumi i ushqimeve në rrugë publike.

Sipas urdhëresës së lëshuar nga kryebashkiaku Gianluca Lorenzi, rregullat e reja përfshijnë ndalimin e mbulesavetë gjumit edhe mbi stolat e qytetit, larjen në rrugë, si dhe mbajtjen e veshjeve që bien ndesh me etikën publike. Për shkelësit e këtyre normave, sanksionet financiare variojnë nga 25 deri në 500 euro. Vendimi vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të banorëve vendas.

“Banorët ndjehen të turpëruar, në kohë të caktuara dhe në situata të caktuara,” deklaroi kryebashkiaku Lorenzi gjatë një interviste për gazetën Il Gazzettino. Ai vuri në dukje se rritja e madhe e fluksit turistik kërkon respektim të rreptë të rendit publik.

“Mendoj se një urdhëresë nuk duhej të kishte qenë e nevojshme për të parandaluar kampingun në qendër të qytetit, bivakimin përpara varrezave apo ngrënien në shkallët e kishës. Megjithatë, u detyruam të ndërmerrnim këtë veprim që t’i japim bazë ligjore policisë lokale dhe agjencive të tjera për të ndërhyrë.”, tha ai.

Nismës së Cortina-s i bashkohet edhe Venecia, ku autoritetet po vijojnë betejën kundër sjelljeve degraduese në hapësirat historike. Ndalimet përfshijnë zhytjen në kanale, piknikët apo fjetjen me peshqirë e dyshekë në Sheshin “Shën Marko”.

“Venecia nuk mund të përdoret si një skenë për ata që kërkojnë disa minuta dukshmëri duke shfaqur sjellje të papërgjegjshme, pa respekt apo me mungesë mendjeje,” theksoi zyrtari i Bashkisë së Venecias, Simone Venturini, për gazetën Corriere del Veneto. Ai konfirmoi se administrata vendore dhe policia janë plotësisht të përkushtuara për zbatimin e rreptë të sanksioneve për çdo shkelje që komprometon cilësinë dhe imazhin e qytetit.