Ballina Aktualitet 16 ditë protestë në Divjakë, protestuesi: Po kërcënohemi, duhet të mbrojmë bashkinë...

16 ditë protestë në Divjakë, protestuesi: Po kërcënohemi, duhet të mbrojmë bashkinë tonë

72
0

Divjaka nuk ndalet vijon protestën në ditën e 16-të të saj.

Një protestues u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me ta për të kundërshtuar shkrirjen e kësaj bashkie/

‘Pavarësisht kërcënimeve duhet të mbrojmë Divjakën tonë. Divjaka Bashki!’ tha protestuesi.

Në kor protestuesit janë shprehur se do të rezistojnë derisa të arrijnë qëllimin: ruajtja e bashkisë Divjakë.

Këshilli bashkiak i Divjakës zhvilloi dje një mbledhje të jashtëzakonshme, për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë, të parashikuar nga Partia Socialiste, në ndarjen e re territoriale. Këshilltarët ngriten një grup pune për dëgjesa me 5 njësi administrative ndërsa kryetari i bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea deklaroi se nuk ka qënë i informuar për shkrirjen e bashkisë, pasi më herët përfaqësues të PS-së i kishin thënë se në Qarkun Fier nuk do të ketë ndryshime.