Ballina Aktualitet “Na premtuan lugë floriri, por…”/ Emigranti shqiptar: Rama n’burg, Berisha n’burg dhe...

“Na premtuan lugë floriri, por…”/ Emigranti shqiptar: Rama n’burg, Berisha n’burg dhe kushdo që ka vjedhur!

54
0

Një emigrant shqiptar, pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë, tha se shqiptarëve u janë premtuar prej vitesh ndryshime që, sipas tij, nuk janë realizuar.

Ai bëri thirrje për reagim qytetar dhe kundërshtoi çdo politikan që, sipas tij, abuzon me pushtetin.

“Na premtuan lugë floriri, gjëra që s’i bëjnë dot, rrena. Unë jam emigrant. E ndjej veten të huaj në tokë të huaj. Nëse nuk protestoni, ata do të na shkelin me këmbë. Do të jemi të huaj në tonën tonë. Zoti ju bekoftë. Rama në burg, Berisha në burg, kushdo që ha haramin, burg të gjithë!”, tha ai.