Ballina Aktualitet Iu bashkua protestës që ditën e parë/ “Shqipëria nuk shitet”, i huaji...

Iu bashkua protestës që ditën e parë/ “Shqipëria nuk shitet”, i huaji nga Kryeministria: S’jam shqiptar, por i përkas kësaj toke!

41
0

Një shtetas i huaj, i cili prej katër vitesh jeton dhe punon në Shqipëri, ka marrë pjesë në protestë që prej ditës së parë.

Duke folur para qytetarëve, ai tha se, edhe pse nuk ka origjinë shqiptare dhe nuk zotëron tokë në vend, e ndien veten të lidhur me Shqipërinë dhe jetën që ka ndërtuar këtu.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Sot ju flas si një i huaj, por gjithashtu dhe të huajve që jetojnë këtu. Unë nuk jam shqiptar, nuk jam me origjinë shqiptare, por jetoj prej 4 vitesh në një fshat pranë Apolonisë. Jetoj dhe punoj në këto toka. Ha frutat e kësaj toke, gatimet e këtij vendi, vetëm kafenë e kam të importuar. Ujin, birrën dhe natyrisht rakinë, i pi shqiptare. Nuk jam shqiptar, por gjithçka që më duhet për të jetuar, ia kam borxh kësaj toke. Nuk zotëroj tokë, nuk është pronë e imja, por unë i përkas kësaj toke. Toka ime është ajo që unë i përkas, jo e kundërta. Toka i përket atyre që banojnë. Kur shqiptarët flasin për tokën, thonë ‘toka ime’. Ajo që na ushqen dhe na strehon, ajo është e jona. Nuk shitet Shqipëria.”, tha i huaji.