Ballina Kulturë Fotoja që tronditi botën, historia e Conrad Schumann dhe rrethimit të Berlinit

Fotoja që tronditi botën, historia e Conrad Schumann dhe rrethimit të Berlinit

119
0

Në gusht të vitit 1961, ndërsa autoritetet komuniste nisën ndërtimin me nxitim të Muri të Berlinit për të parandaluar ikjen masive të qytetarëve drejt Perëndimit, një ngjarje e vetme u shndërrua në simbolin më të fuqishëm vizual të Luftës së Ftohtë.

Conrad Schumann, një roje kufitare 19-vjeçare e Gjermanisë Lindore (RDA), mori vendimin historik për t’u hedhur drejt lirisë mbi barrikadat e para me teli me gjemba.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Bernauer Straße dhe Ruppiner Straße, ku gardhi provizor përbëhej vetëm nga disa shtresa teli me gjemba. I caktuar për të mbrojtur zonën ndërsa punëtorët vendosnin blloqet e para të betonit, ushtari i ri shfrytëzoi një moment shpërqendrimi për të hequr armën dhe për të kapërcyer pengesën.

Momentin e tij pikant e fiksoi me aparatin e tij fotografi i ri Peter Leibing, duke krijuar njërën nga fotografitë më ikonike të shekullit të XX.

“Veprimi i Schumann-it ishte shprehja më direkte e dëshirës njerëzore për liri kundrejt izolimit të dhunshëm politik,” vlerësojnë historianët e periudhës së Luftës së Ftohtë.

“Kjo fotografi nuk ishte thjesht dokumentim i një ikjeje personale, por dëshmi vizuale e ndarjes dramatike të një kombi.”, theksojnë ata.

Pas kapërcimit të suksesshëm në sektorin perëndimor të mbrojtur nga policia e Berlinit Perëndimor, Schumann u vendos në Gjermaninë Perëndimore, ku vazhdoi jetën larg syrit të publikut. Megjithatë, imazhi i tij duke kërcyer mbi pengesat e para të Murit të Berlinit mbetet edhe sot e kësaj dite një monument simbolik i guximit dhe rezistencës ndaj shtypjes.