Së bashku me turistët në muajin gusht shikon në rrugët e Tiranës një numër të shtuar të makinave luksoze. Ka prej tyre që në qendrën të kryeqytetit lëvizin me shpejtësi tejet të ulët.
Madje në autostradë rastet e përditshme janë shpejtësia tejet e lartë por edhe e kundërta në korsinë e shpejtësisë bllokohesh nga mjete që lëvizin ngadalë.
Si rrallë më parë policia ka vendosur gjoba nga 10 deri 15 mijë lekë për lëvizjen me shpejtësi të ulët, ku pre kanë qenë pikërisht makinat luksoze. Madje qarkullimi konstatohet dhe pa paguar siguracionet për të tërhequr vëmendjen i shtohen dhe makinat e motorat që krijojnë zhurma apo dhe xhirojnë gomat.
Adrelanina që morën me veprimin do të ketë një faturë gjobe për të paguar. Nuk mungojnë as rastet kur mjeti me rimorkio bllokon qarkullimin dhe mbart pasagjerë jashtë kushteve të sigurisë. Në vetëm 48 orë policia e kryeqytetit thotë se janë vendosur 3012 masa administrative







