Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin protestë, duke u zhvendosur në rrugët kryesore të Tiranës.
“Rama jep dorëheqjen!”, “Shqipëria kërkon revolucion!”, “Ju erdhi fundi!” janë disa prej thirrjeve që dëgjohen në kor gjatë marshimit.
Protestuesit mbajnë flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, ndërsa bëjnë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen protestës.
Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit deklarojnë se nuk do të ndalen dhe se kërkesa e tyre mbetet e panegociueshme: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
“Rama jep dorëheqjen!” vijon të jehojë në rrugët e Tiranës, ndërsa qytetarët marshojnë dhe protesta e 79-të vijon.







