Ballina Aktualitet “Goditje për turizmin”/ Vrasja në Ksamil, eksperti Softa: Aksioni ishte i shpejtë...

“Goditje për turizmin”/ Vrasja në Ksamil, eksperti Softa: Aksioni ishte i shpejtë dhe produktiv, nëse ngjarja është e rëndë, kërkon jo vetëm autorin, por edhe thelbin e problemit

79
0

Një krim i rëndë tronditi mëngjesin e së martës zonën e Ksamilit, ku një turist nga Portugalia u vra me thikë nga një 29-vjeçar shqiptar.

Pesë orë pas ngjarjes, autori i dyshuar, Sokrat Vata, u arrestua në Levan të Fierit, ndërsa ishte fshehur në bagazhin e një makinë, e cila drejtohej nga dy shtetas turq, roli i të cilëve nuk dihet ende.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i ftuar në nje studio televizive u shpreh se kjo ngjarje është patjetër një goditje për turizmi, ndërsa përgëzoi veprimin e shpejtë të Policisë, e cila bëri arrestimin e autorit të dyshuar të krimit.

Në analizën tij, Softa vuri në dukje një tjetër problematike, e cila lidhjet me mungesën e sigurisë në klubet e natës.

Sipas tij, në këto ambiente punësohen njerëz, të cilët nuk e disponojnë përgatitjen dhe nuk kanë licencat përkatëse për të ushtruar profesionin.

Ai theksoi se roja e sigurisë, i cili u arrestua si autori i krimit, ka të shkuar problematike në Britaninë e Madhe.

“Kjo vrasje e godet turizmin në zemër, por shpresoj që të merret si rast i izoluar. Në klubet e natës punësohen njerëz që janë të papërshtatshëm. Punonjësi i punësuar ishte pa licencë dhe pa leje. Autori ka qenë person me precedent penal në fushën e narkotikëve në Britani.

Ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e në një konflikti banal dhe më pas e ka tërhequr dhe e ka qëlluar me thikë”, tha ai.

Për ekspertin e sigurisë, veprimet e koordinuara të Policisë janë patjetër një sukses, por shtoi se kjo ngjarje, duhet hetuar në mënyrë shteruese.

“Veprimet  e Policisë janë të shpejta. Patjetër që është një sukses. I vlerësoj të gjitha veprimet e policisë për këtë ngjarje. Aksioni ishte i shpejtë dhe produktiv. Nëse ngjarja është e rëndë, kërkon jo vetëm autorin, por edhe thelbin e problemit”, tha ai.

Gjatë diskutimit për “News Line”, Softa u shpreh se organet ligjzbatuese duhet të monitorojnë më shumë klubet e e natës, pasi në to punësohen edhe efektivë policie, në shkelje flagrante me rregullat dhe dispozitat ligjore.

“Duhet të jetë një kontroll të gjithë njësive, sepse në to mund të jenë të punësuar edhe punonjës të Policisë , persona të dy punësuar që nuk kanë leje për dy punësimin”, tha ai.