Ballina Kronika ‘Duarkryq’ gjatë vrasjes së portugezit, kush janë punonjësi i Burgut të Fierit...

‘Duarkryq’ gjatë vrasjes së portugezit, kush janë punonjësi i Burgut të Fierit dhe 2 policët që punonin si bodyguard te ‘Principote’

84
0

Në momentin e ngjarjes tragjike, në beach-barin “Principote” në Ksamil, ku mbeti i vrarë turisti 20-vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes, kanë qenë në rolin e bodyguardëve shtetasit Miosid Matushaj, punonjës policie në Gjirokastër, Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi.

Policia ka njoftuar se këta persona kanë pasur rolin e punonjësve të sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar Policinë.

Ata janë prangosur dhe do hetohen për veprat penale  “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.